"Diagnozë", nga Freskida Miloti, emisioni dedikuar shëndetit në Ora News, transmetohet sot në orën 17:00.

I ftuar reumatologu Dr.Prof. Argjend Tafaj, një ndër mjekët më të mirë shqiptarë, tregon për sëmundjen e lupusit. Diagnostikimin, karakteristikat e kësaj sëmundje, lidhja me sëmundjet e tjera dhe si mund të ruajmë jetën duke u mjekuar.

Minutat e rezervuara për shëndetësinë vijojnë me një tjetër mjeke të mirënjohur psikiatre, Dr.Shk.M. Fatime Elezi, flet për depresionin, shkaktarët, llojet e depresionit, terapia dhe gjithçka tjetër që duhet të dini dhe parandaloni. Gjatë bisedës do të ndiqni edhe rrëfimin e historisë personale të një pacienteje e diagnostikuar me depresion.

E ftuar në rubrikën 'Impakt shëndet' është këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi. Një bisedë e veçantë me artisten, jo vetëm për muzikën, por edhe për shëndetin.

Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.'

Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

/Ora News.tv/