Sot në 'Diagnozë', i ftuar special Jul Deda

Emisioni "Diagnozë", nga Freskida Miloti, transmetohet sot në orën 17:00 në Ora News.

I ftuar Dr.Prof. Asc. Edmond Nuellari, shef i kirurgjisë vaskulare në QSUT, i cili tregon për shërbimin e kësaj kirurgjie, arritjet më të fundit, aparaturat reja, numrin e operacioneve dhe pamje nga ambientet e sallës së operacionit dhe seteve të personalizuara.

Emisioni vijon me psikologen klinike Anxhela Peza, me të cilën zhvillohet biseda për çrregullimin e personalitetit, llojet e tij dhe terapia e duhur për secilin çrregullim.

Rubrikat e shumta pasurojnë minutazhin e rezervuar për emisionin mjekësor 'Diagnozë'.

I ftuar në rubrikën 'Impakt shëndet' është aktori Julian Deda. Mjafton një e qeshur për të përmirësuar vetëbesimin, aftësinë për të duruar dhimbjen e për t’u bërë ballë sfidave të jetës së përditshme, produktivitetit në punë. Vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh nëpër qendrat kërkimore dhe universitetet e të gjithë botës kanë treguar efektet fantastike të së qeshurës për shëndetin. Julian Deda në"Diagnozë", në një intervistë ndryshe.

Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.'

Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

EMISIONET