Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se dy janë dosjet kryesore për të cilat do të ketë zhvillime në janar ajo e Tahirit dhe ajo e ish-drejtorit të rrugëve Dashamir Xhika nga LSI.

Koka: Zonja Marku është një nga prokuroret që nuk është se urdhërohet shumë lehtë nga personat përreth. Ata që e kanë propozuar dhe mbështetur dihet. Shohim tek zonja Marku një person të vendosur që mund t'u japë drejtim dosjeve të caktuara dhe dosjeve që vërtetë kanë peshë. Për momentin dy dosjet që kanë valencë të madhe në publik, është dosja Tahiri dhe që do të ketë zhvillime në janar dhe një tjetër dosje është hetimi i Ministrisë së Transporteve në adresë të ish-drejtorit të rrugëve që do të diskutohen në janar. Një ditë mbasi zonja Marku mori detyrën doli kjo dosje.



/Ora News.tv/