Ekstremizëm në Bularat, thirrje antishqiptare gjatë varrimit të Kaçifas

Varrimi i 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifas, që u vra me 28 tetor  pasi sulmoi me armë forcat speciale RENEA në Bularat u shndërrua në një manifestim ekstremistësh grek dhe thirrjesh antishqiptare.

Ceremonia u shoqërua me provokime të hapura, me thirrje dhe simbole: "Gjaku na thërret, të djegim shqiptarin".

"Qentë shqiptarë", apo "Bularati është Greqi", ishin disa nga thirrjet, madje gazetarët shqiptarë që po raportonin ceremoninë janë fyer.

Ekstremistët shpalosën një flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar se "Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi".

Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grekë dhe banderola me fotografinë e 35-vjeçarit Kaçifas që u varros i veshur me rroba ushtarake.

Thirrjet "Kaçifas jeton, ti na drejton" shoqëruan të gjithë ceremoninë.

Në krye të kortezhit ishte ekstremisti i njohur Karathanos dhe eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, e njohur po ashtu për qëndrimet anti-shqiptare.

I pranishëm ishte edhe deputeti i Demokracisë së Re në Greqi, Savas Anastadhiasi.

Ekstremistët erdhën në Bularat herët në mëngjes nga Kakavija, ku policia me shërbim të përforcuar i kontrolloi imtësisht.

Mbi 25 ekstremistë të Agimit të Artë tentuan të futen me autobus në pikën doganore të Kakavijës, por u ndaluan prej policisë.

Tre ekstremistë u shoqëruan dhe u proceduan për nxitje të urrejtjes mes kombeve dhe feve.

Ata kishin me vete bluza me mbishkrime që ngjallnin urrejtje, kapuçë dhe sende të tjera të ndaluara.

Politikanët Spiro Ksera, Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule ishin në ceremoni.

Kreu i PBDNJ-së bëri thirrje që të zbardhet sa më parë e vërteta për vrasjen e Kaçifas.

Pelegrinët e varrimit të ekstremisti nuk respektuan as thirrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që u kishte kërkuar të vetëpërmbahen.

Kostandinos Kaçifas u vra nga RENEA ditën kur në Bularat do të kujtohej dita e Josë, ngjarje që përkon me luftën italo-greke.

Përreth 30 minuta, Kostandinos Kaçifas, qëlloi me armë ndaj forcave të rendit, ndërsa në një operacion që zgjati mbi 5 orë ai nuk pranoi të dorëzohej.

Ngjarja shkaktoi përplasje midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe po përdoret tani nga qarqet ekstremiste greke, pavarësisht përpjekjeve të qeverive të Athinës dhe Tiranës për të zbutur tensionet.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu



Ora 12:00 Ndalohen 4 grekë, kthehet një furgon me ekstremistë të Agimit të Artë

Siç ishte paralajmëruar kanë mbërritur edhe 8 autobusët e parë nga Greqia që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Mediat greke kanë raportuar se më shumë se 2000 shtetas grekë pritet të mblidhen në fshatin Bularat. 

Raportohet se policia shqiptare ka shoqëruar 4 persona, pasi mbanin në makinë simbole antishqiptare. Po ashtu ka kthyer një furgon me mbështetës të Agimit të Artë dhe dhjetëra persona me simbole dhe flamuj grekë, të cilët tentuan të hynin në territorin shqiptar me makina të vogla.

Policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Po ashtu policia po vëzhgon dhe po mban nën mbikqyrje persona me precedent penal, kryesisht ata të Agimit të Artë.

Përcjellja drejt banesës së fundit e 35-vjeçarit do të bëhet sot në orën 13:00 në fshatin Bularat.

Trupi i Kaçifas, cili u vra para 12 ditësh nga RENEA, mbërriti në fshatin Bularat pasditen e ditës së djeshme












Të gjitha lajmet për Kostandin Kacifas

(Foto:Lsa)









(Pamje nga fshati Bularat. Foto: Lsa)

EMISIONET