PS tërhiqet nga izolimi i shqiptarëve

PS tërhiqet nga izolimi i shqiptarëve

Shumica është tërhequr nga amendamenti për të ndaluar me 10 vite udhëtimin në SHBA dhe BE për këdo që bën krim elektoral.

Vendimin surprizë e ka dhënë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja e Kuvendit tha se në bashkëpunim me opozitën e re është rënë dakord që neni të tërhiqet.

Balla: Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite të kujdo që kryen krim zgjedhor lidhur me një politikë të re, dimension që e kanë shumë vende, atë të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, në respekt padyshim edhe të konsultimit me deputetë të opozitës kemi menduar që ky amendament të mos votohet sot se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit ti thërrasin mendjes dhe ky do të tërhiqet. Por dua t'ju them se edhe me kuadrin ekzistues ne kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politikë sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, dhunën zgjedhore e bëjnë politikanë të dështuar. Dhe për ata politikanë kemi ligjin për dekriminalizimin që e ka të sanskionuar qartë që kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më. Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar që kush bën krime elektorale nuk mund të jetë edhe i zgjedhur nga populli.

Sipas burimeve ky amendament binte ndesh me Konventen Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërkohë nga ana tjetër PS nuk kishte votat për ta miratuar, pasi edhe deputetët e opozitës së re e kanë kundërshtuar.

Ashpersim i masave per armembajtjen pa leje 

Në ndryshimet e kodit penal, Minstri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëroi ashpërsime  të masave në Kodin Penal për mbajtjen dhe përdorimin e armëve. Madje Lleshaj mendon se çdo njeri mund të ketë vrarë dikë në vitin famëkeq të 97.

Në fund të këtij sesioni plenar socialistët jo pak herë shfaqën nervozizmin mes njëri-tjetrit, siç ishte në nisje mes Ilir Beqjas dhe Gramoz Ruçit apo debatet mes kreut të grupit socialist Taulant Balla dhe disa deputëve socialistë.

EMISIONET