Lamtumira për kompozitorin Aleksandër Lalo, "Do mbetesh i pavdekshëm"

Një ditë zie për artin shqiptar është konsideruar prej artistëve ndarja nga jeta në moshën 63 vjeçare të kompozitorit Aleksandër Lalo.  Homazhe në nderim të njeriut që i dha stilin e tij unik muzikës shqiptare kanë bërë politikanë, miq të tij por dhe mjaft artëdashës.

Familjarë, miq dhe personalitete të shumta i kanë bërë nderimet e fundit kompozitorit të madh shqiptar, Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare. 

Krerët e politikës e kanë konsideruar një humbje të madhe për artin dhe muzikën shqiptare.

Kolegët të cilët ishin njëherazi dhe miqtë e artistit si kompozitori Enver Shëngjergji dhe Justina Alija thanë se Lalo ishte jo vetën një artist dhe njeri i madh i cili nuk dinte të bënte kompromise me artin e tij por se dinte të tallej me elegancë dhe përballë momenteve të errëta që diktatura solli.

Lalo ka kompozuar kolonat zanore të shumë filmave në zë të kinematografisë shqiptare si Dimri i fundit, Shi në plazh, Tomka dhe shokët e tij, Gëzhoja e vjetër, Dy herë mat,  Një gjeneral kapet rob,  Emblema e dikurshme, Tingujt e harresës, Një vonesë e vogël, Treni niset më shtatë pa pesë e shumë e shumë filmave të tjerë.

Lalo mbylli sytë mbrëmjen e 19 nentorit,  në moshën 68 vjeçare  në një spital privat në Tiranë nga një atak kardiak.



 

Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Disa nga kompozimet e Aleksandër Lalos

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)


EMISIONET