Shorti/ Ja kush janë 12 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Shorti/ Ja kush janë 12 anëtarët e Këshillit të

Mes debatesh Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur sot shortin për përcaktmin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me këtë procedurë që është pjesë e paketës së reformës në drejtësi

Halimi: Shihet sa racionale ka qenë në atë kohë qëndrimi i PD. Është thënë edhe nga Basha në DASH, të bëjmë në fillim komponentin antikorrupsion, të bënim vettingun, SPAK-un dhe BKH-në dhe pastaj pasi të pastronim të gjithë sistemin gjyqësor dhe të Prokurorisë me gjyqtarët dhe prokurorët e ndërshëm që do dilnin nga vettingu të ndërtonim hap pas hapi institucionet. Do ta kishim bërë vettingun që para dy vjetësh dhe do të kishim filluar ngritjen e institucioneve, por u bë e gjithë kjo për të ardhur në një kolaps i cili ka nevojë për një ndërhyrje në Këshillin e Legjislacionit. Prandaj i kemi kërkuar kryetarit të Kuvendit të ndërpritet procedura për organizimin e këtij shorti, të mblidhet këshilli i legjislacionit, të shqyrtojë cdo boshllëk ligjor që ka, ti japë drejtim problemeve ligjore dhe më pas të vazhdojmë me KED, sepse KED ka një vit që nuk e keni mbledhur dhe nuk e kemi mbledhur ne, se mos  thoni që e kemi bllokuar ne KED, se e thoni. E keni dhe këtë pafytyrësi, të thoni e ka bllokuar opozita KED. 

Manja: Debati politik i kësaj shumice me opozitën dhe konkretisht PD për shumë vite në këtë vend ka qenë fakti se për opozitën rëndësi kanë pasur emrat, ndërsa për ne si shumicë historikisht në këto vite tranzicioni, rëndësi ka pasur zbatimi i kushtetutës dhe procesi. 

Gjyqtarët Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj janë përzgjedhur si anëtarë të KED nga lista e Gjykatës Kushtetuese ndërsa dhe Vitore Tushaj, u zgjidh anëtare zëvendësuese nga kjo listë.

Artan Broci u përzgjodh si anëtar nga lista e Gjykatës së Lartë, ndërsa zëvendësues për këtë institucion u zgjodh gjyqtari Shkëlzen Selimi.

Prokurorja Rovena Gashi u zgjodh pa short anëtare e KED pasi ishte e vetmja kandidate e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Më tej Gentjan Trenova dhe Fatjona Mençaj u përzgjodhën gjithashtu pa short si të vetmit kandidatë për dy vendet anëtare të KED nga prokurorët pranë Gjykatave të Apelit.

Për anëtarin zëvendësues të Prokurorisë së Përgjthshme nuk u hodh shorti, pasi nuk pati kandidatë. Drejtuesja e procedurës së shortit, Vasilika Hysi tha se nuk do të ketë anëtarë zëvendësues për këtë institucion. në listë nga gjykata e apelit ishin  83 kandidatë ku shorti përzgjodhi Enton Dhimitrin dhe Fatos Qaton si anëtarë të KED.

Nga Gjykata Administrative ishin 42 kandidatura për një anëtar, ku shorti përzgjodhi Ahmet Jangullin.

Ndërkohë, anëtari zëvendësues nga Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative, sipas ligjit është i përbashkët. Shorti përzgjodhi si anëtar zëvendësues nga lista e gjyqtarëve të Apelit dhe gjykatës Administrative, gjyqtarin Sotiraq Lubonja.

Nga Gjykata Kushtetuese zgjidhen 2 anëtarë të përhershëm dhe 1 zëvendësues

1-Besnik Imeraj  

2-Altina Xhoxhaj 

3-Vitore Tusha (zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë 

1-Artan Broci

2-Shkëlzen Selimi (zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

1-Rovena Gashi

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

1-Gentjan Trenova

2-Fatjona Memçaj

Nga gjyqtarët e Gjykatave të Apelit 

1-Endon Dhimitri

2-Fatos Qato

Nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative 

1-Ahmet Jangulli

Anëtari zëvendësues nga Gjykatat e Apelit dhe Administrive

1-Sotiraq Lubonja

EMISIONET