George Soros ka deklaruar se Bashkimi Evropian është në prag të rënies, ndërsa Rusia sipas tij, po bëhet "një pushtet nacionalist i rilindur".

Manjati amerikan- hungarez, i cili drejton Fondin Soros prej  26 miliardë dollarë dhe kryeson bordin global të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (OSF), vërejtjet e tij i bëri gjatë një interviste për "Financial Times".

Soros pretendon se nacionalizmi tani është bërë "ideologjia mbizotëruese në botë", duke synuar 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

"BE është një institucion në prag të një shkatërrimi", pohoi ai. "Dhe Rusia është tani fuqia e ringjalljes, e bazuar në nacionalizëm".

Soros drejton një rrjet të gjerë organizatash. Në nëntor, ai dorëzoi edhe 18 miliardë dollarë tek organizatat e tij, duke bërë që shuma totale të jetë 32 miliardë dollarë. Me këtë shumë,

Në nëntor, ai konfirmoi se ai kishte dorëzuar 18 miliardë dollarë shtesë - pjesa më e madhe e pasurisë së tij personale - në OSF, të cilën ai e udhëheq si kryetar i bordit global, duke e kthyer atë në një nga fondacionet më të mëdha bamirëse ndonjëherë. Transferimet totale të tij tani arrijnë në 32 miliardë dollarë.

/Ora News.tv/