Soreca: Konfiskoni përfundimisht paratë e ardhura nga krimi i organizuar

Bashkimi Europian do të vërë në dispozicion fondin prej 20 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetet e policisë por dhe për të trajtuar shkaqet

Në aktivitetin "Për një Shqipëri pa kanabis" organizuar paraditen e sotme ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca nënvizoi sërish nevojën që sekuestrimet e parave të ardhura nga krimi i organizuar të konfiskohen.

"Krimi i organizuar transkombëtar është kërcënim për sigurinë tonë dhe duhen luftuar në mënyrë të përbashkët

Parimi ndiq paranë është thelbësor për të ndërprerë aktivitetin e krimit të organizuar por sekuestrimi duhet të ndiqet nga vendime përfundimtar e të konfiskimit të aseteve kriminale

Askush nuk qëndron mbi ligjin pavarësisht emrit,  funksionit apo pasurisë. Kultura e imunitetit që ka dominuar për shumë e shumë kohë ka nisur të ndryshojë kjo në sajë të reformës në drejtësi dhe krijimit të një gjyqësori të pavarur dhe profesional e institucioneve të prokuroisë. Rezutlatet e sotme të luftës kundër kanabisit duhet të ruhen dhe në muajt e vitet në vijim sepse droga është një kërcënim që ndryshon nga hera.

Janë këto rrjete polikriminale dhe dinamike dhe delokalizimi i kultivimit dhe diversifikimit të drogës, përfshirë kokainës që kontrabandohet nga krimi i organziuar janë sfidat e reja" 

EMISIONET