Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, e vlerëson si të nevojshme një dialog mes studentëve dhe qeverisë, për adresimin e  problemeve që kanë ngritur në protestë. Në ditën e  6 të protestës, zyrtari i lartë europian, kërkoi ndëshkimin e rasteve të korrupsionit të denoncuar nga studentët.

Soreca: Ne po e ndjekim protesten e studenteve, besojmë se dialogu me qeverinë për kërkesat e tyre është zgjidhja me e mire. Nëse është e vertetë që në sistemin arsimor ka korrupsion, atëhere organet kompetente duhet të na e thonë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim me ineteres protestën.

 Deklaratat e ambasadorit të BE-së, erdhën nga ministria e Drejtësisë pas një takimi të zgjeruar me dy strukturat antikorrupsion, Komitetin Koordinator dhe Task Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion.

Soreca: Hetimi financiar në luftën kundër korrupsionit është i rëndësisshëm. BE pret një proces zgjedhjesh të lira dhe transparente në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi janë institucione të rëndësishme. Ne do të mbështesim luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e rëndësishme e Shqipërisë drejt Europës.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se reforma në drejtësi është projekti më i madh antikorrupsion i qeverisë shqiptare.

Gjonaj: Viti 2019, me rezultatet e reja dhe të reformës në drejtësi do të shënojë përmirësim të ndjeshëm të uljes së përceptimit të korrupsionit.

Gjonaj, njoftoi se brenda kësaj jave  do të krijohen dy institucionet e rëndësishme,  Këshilli  Lartë i  Prokurorisë  dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë, ndaj  inkurajoj prokurorë dhe gjyqtarë që të bëhën pjesë. 



/Ora News.tv/