Soreca flet për Teatrin kombëtar: Çështje delikate, dhe e politizuar

Bashkimi Europian refuzon të japë një qëndrim nësë Teatri Kombëtar duhet të shembet ose jo, por shqetësuese për Ambasadorin  Luigi Soreca është politizimi i kësaj çëshjtje.

Diplomati i BE refuzoi të komentonte kërkesën e Presidentit Meta që derisa çështja të jetë në Kushtetuese të mos merret asnjë vendim për godinën e Teatrit, por i kërkoi qeverisë transparencë në tenderim.

Luigi Soreca: Çështja është delikate por edhe e politizuar. Sigurisht që nuk duhet të jemi ne ata që duhet të shprehemi nëse duhet të ketë ndërtesë të re apo të ruhet e vjetra. Këtë përgjigje e japin autoritetet shqiptare. Për ne rëndësi ka sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës, procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE, të cilat do të jenë të hapura deri me  17 shtator.”

Por ka qënë Robert Budina i cili e ka kundërshtuar Ambasadorin Soreca , duke ju kundërpërgjigjur se Teatri nuk është një çështje e politizuar.

"Minimumi që mund të bëjë qeveria para se të nisë tenderin, i cili është i paligjshëm duhet të presë vendimin e Gykatës Kushtetuese" u shpreh Budina.

Deklarata u be gjate nje konference per median ku po prezantohet dhe "Za Fest 2019"

Ndërsa LSI i ka kërkuar kreut të delegacionit të BE-së të mos kthehet në avokat të qeverisë, duke i kujtuar vijë e kuqe, atë të Shembjes së Teatrit.  Michelle Placido pritet të mbërrijë në Tiranë me 3 Shtator për të mbështetur qendresën e artistëve dhe aktivistëve kundër shebjes së godinës së Teatrit Kombëtar. 



EMISIONET