Gazetarja Zykaj: Brukseli ka mbyllur sytë për problemet e drogës së Shqipërisë

Gazetarja Zykaj: Brukseli ka mbyllur sytë për problemet e drogës

Gazetarja shqiptare në Bruksel, Erisa Zykaj, në një lidhje për "Tempora" tha se fokusi kryesor i Bashkimit Evropian janë zgjedhjet e ardhshme në bllok, ndërsa shtoi se Brukseli ka mbyllur sytë për problemet e mëdha të Shqipërisë si çështja e drogës.

Zykaj: Theksi kryesor në këtë moment në Bruksel janë zgjedhjet evropiane. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, nuk ka pasur asnjëherë përgjigje të prera për Shqipërinë. Çështja e drogës është dashur një vit që të vijë në veshin e Komisionit Evropian. Vetëm pas një vit e gjysmë patëm një përgjigje. Çështja e drogës nuk ka qenë e ekzagjeruar pasi Shqipëria është bërë prodhuesi kryesor i kanabisit në Evropë dhe rrugëkalimi me heroinën. Kanë një mbyllje sysh përballë këtij realiteti. 

Është dashur shumë kohë që vetë Komisioni Evropian të sensibilizohej. E njëjta gjë ndodh edhe me çështje të tjera. Le ta kuptojmë qartë se nëse Brukseli thotë se Shqipëria ka dështuar në plotësimin e 5 kushteve për në BE, kjo do të thotë se është dështim edhe i Brukselit. 


EMISIONET