Caka: Në polici kanë marrë grada jashtë çdo kufiri procedural. Zheji: Thuaj emra

Caka: Në polici kanë marrë grada jashtë çdo kufiri

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke folur për vettingun në polici, tha se ka titullarë që kanë marrë grada jashtë çdo procedure, ndërsa nënvizoi edhe përfshirjen në trafikun e drogës të titullarëve të policisë.

Caka: Në kupolën e Policisë së Shtetit ka njerëz që i kanë marrë gradat duke kaluar çdo kufi kohor dhe çdo kufi procedural.

Zheji: Me emra të lutem..

Caka: Prandaj kërkojmë vettingun në polici dhe ndaj e duam. Ka raporte të DASH, por varet si i interpreton. Ashtu e interpretoi edhe ish-ministri i Brendshëm dhe nuk rezultoi ashtu.

Strategjia e zgjerimit të KE-së ta pranoi qartë që në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ke të përfshirë struktura të larta policore dhe emra të caktuar.

Ke efektivë policie të përfshirë në mënyrë nominale në trafikun e lëndëve narkotike.


EMISIONET