Çështja e krijimit të strukturës antikorrupsion ngjalli debate në studion e "360 Gradë" në Ora News midis avokatit Spartak Ngjela dhe gazetarit Artur Çanit.

Çani: Ngjela ka dhënë disa limite me sa di unë. Dhjetori është i fundit. Po qe se SPAK-u do të bëhet në dhjetor do të isha i lumtur.

Ngjela: Ta thashë cila është arsyeja. Unë kam përmend fakt jo opinion. Fakti është se ata e shtynë.

Çani: Ti ke qenë në Parlament, por këtu nuk do e bëjmë si në Parlament. Kur të mbaroj unë mbaj shënim. Ne jemi në një amulli që vjen si punë orteku që ditë e për ditë zmadhohet më tepër. Vrasjet filluan pas '97-s, pasi dolën armët. Në Bllok ishin armë profesionale.  

Këtu ka një mungesë totale shteti. Ngaqë shteti ka hapësira, mbushen nga njerëzit. Është mungesë shteti te ai që sot ka vrarë 4 vetë. Sipas logjikës së atij i kanë marrë pronën. Shteti bën të fortin këtu.



/Ora News.tv/