Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se kryeministri i mbledh me forcë paratë e 2 milionë shqiptarëve për t'ua dhënë një grupi të vogël njerëzish.

Shehu: Këtu ka ndodhur një fenomen tjetër. Ky mbledh për ujin, për dritat, mirë bën që i mbledh, por ky i rishpërndan për një grup të vogël. Pasi ua ka mbledhur 2 milionë shqiptarëve, duhen paguar, por duke pasur varfëri permanente. Ky për këtë është skifter. Ky ua jep për koncesione shëndetësisë, i bënë kulla në mes të Tiranës. Bën atë që i thotë mendja. Jam dakord të bëjmë shtet, por nuk mund ta shpërdorojmë mallin e shtetit kështu. Nuk ka ndodhur në asnjë qeveri tjetër të ketë ndodhur kështu.


/Ora News.tv/