Soni nostalgji për muzikën e viteve '90, këngëtar s'bëhej kushdo që donte famë

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj e ka nisur karrierën e saj që prej moshës 15-vjecare me grupin Spirit Voice. Angjelina Gilardi, Larisa Vrana, Dorina Nizami dhe Soni Malaj u bënë të famshme për publikun me këngën "Fouristrada", që rezultoi një sukses i madh.

E ftuar në "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, Soni rrëfen për atë periudhë duke shtuar se kanë qenë vitet më të bukura në jetën e saj.

Pjesë nga biseda

Soni Malaj: Vitet '90 mbeten për mua vitet më të bukura. Nëse do riktheja një modë ose një muzikë të kujt viteve mund të bëhet fjalë, patjetër që '90. Ka qenë moda e melodive, e modës më të lezetshme dhe më vjen shumë mirë që kam rastisur me Spirit Voice në vitet '90.

Rudina Dembacaj: Si e përjetove suksesin që në moshë të re?

Soni Malaj: Kur doli "Foristrada" ishte edhe pak si Boom. Atëherë nuk kishte rrjete sociale, shyqyr zotit. Kënga Furistrada ishte sukses i menjëhershëm dhe Shqipëria po kalonte periudhën e tranzicionit. Në tranzicion kishte muzikë dhe ne po bëheshim gjithnjë e më shumë perëndimor. Kjo gjë iu servir tregut shqiptar në mënyrë të menjëhershme, pastaj nuk është se suksesi erdhi se qëlloi kënga. Ne kishim qëlluar në shtëpinë e menaxhimit më të mirë të asaj kohe dhe punonim shumë. Të gjithë peshën e punës e morëm nga ish-menaxheri jonë.

Rudina Dembacaj: Mendon se ka akoma punë të tillë në Shqipëri?

Soni Malaj: Absolutisht jo. Shoh që këngëtaret e vitit '90 ndryshojnë në ideologji me këngëtarët që dalin tani. Janë më me këmbë në tokë, shumë herë më krijues se kështu ka qenë koha atëherë. Janë këngëtare që kanë artistllëkun brenda. Atëherë nuk dilte kujt ti tekej, hajt se po dal e po bëhem e famshme.

EMISIONET