Sondazhi/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron humb popullaritetin

Sondazhi/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron humb popullaritetin

Popullariteti i presidentit të Francëz, Emmanuel Macron gjatë verës ra me 12 pikë përqindje. Kjo u pulikua nga një sondazh i institutit Odoxa, sipas të cilit 7 në 10 francezë kanë mendim negativ për kreun e shtetit të tyre.

Sipas anketës të zhvilluar nga Odoxa, ky është një rekord i papëlqyeshmërisë, pasi vetëm 29% e të anketuarve kanë thënë se e konsiderojnë si një president të mirë.

Macron po humbet terren në pothuajse të gjitha fushat e opinionit publik pasi dy drejtuesit më të lartë të qeverisë së tij, Nicolas Ilo dhe Lora Flesse, janë larguar nga vendi.

Edhe për kryeministrin frances Eduard Philip pupullariteti ka rënë me 5 pikë përqindje, krahasuar me një sondazh të zhvilluar në fund të qershorit. Sipas sondazhit, 64% e të anketuarve shprehin një opinion negativ për të.

Anketa u krye në internet më 5 dhe 6 shtator në një kampion  prej 1,004 personash mbi 18 vjeç. Marzhi i gabimit statistikor është nga 1.4% në 3.1%.

EMISIONET