Igli Tare është shpallur drejtori më i mirë i klubeve sportive të futbollit në Itali.


Vlerësimi është dhënë nga gazeta e njohur sportive "Corriere dello sport" me anë të një sondazhi të hapur për lexuesit e saj.


Shqiptari Igli Tare vlerësohet për punën mjaft të mirë të kryer në drejtimin e klubit sportiv Lazio si dhe për zbulimin e talenteve të reja të futbollit që sot vlerësohen me miliona euro.


Igli Tare ka qënë më i votuari në sondazhin e një prej katër gazetave më të lexuara në Itali duke u renditur i pari me 16 % të votave e duke lënë pas drejtorin sportiv të klubit të Juventusit Fabio Paratici me 13 % e në vend të tretë drejtorin sportiv të Napolit Cristiano Giuntoli po me 13 % të votave.


Gjatë viteve të fundit Igli Tare ka bërë një punë mjaft të mirë në klubin e Lacios duke e shndërruar në një nga klubet më të forta e më të pasura të Italisë. Merita e Igli Tares që zbulimi i talenteve të futbollit në të gjithë Europën sic është rasti i Milinkovic-Saviç e Luis Alberto që sot janë ndër më të paguarit apo rilancimi në merkatën e futbollistëve të lojtarëve me përvojë si Klose e Lucas Leiva.


Igli Tare është emëruar Drejorit i Shoqërisë Sportive Lazio në vitin 2008 e në qershor të 2018 përfundon kontrata e tij që pa asnjë dyshim do të rinovohet.


"Lazio është në gjakun tim,- thotë Tare, kam dy djem lacialë e jam krenar të punoj për një shoqëri të tillë të lavdishme."


Në vend rë fundit në sondazhin e të përditshmes sportive "Corriere dello sport" u rendit drejtori sportiv iklubit të Kievos Giancarlo Romairone me 5 % të votave.


/Ora News.tv/