Son "snobon" Harry Kane, mbetet në "ngrirje" Stoke City

Son "snobon" Harry Kane, mbetet në "ngrirje" Stoke City

Dy gola të Heung-Min Son i kanë mjaftuar Tottenham për të marrë 3 pikët përballë Huddersfield.

Në "Wembley" koreano-jugori ishte protagonisti absolut, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht Son zhbllokoi rezultatin, pas një kombinimi perfekt me Deli Alli.

Në fraksionin e dytë, ishte Harry Kane njeriu asist. Pas kësaj fitoreje "Gjelat" ngjiten në vendin e tretë me 58 pikë, + 1 nga Liverpool i vendit të katërt.

"The Reds" e luajnë takimin e javës së 29-të, në orën 18:30 përballë Newscastle.

Në takimet tjera Swansea mposhti me "poker" West Ham 4-1. Leicester City pësoj një humbje shokuese në shtëpi, me "dhelprat" që u mposhtën minimalisht 1-0 nga Bournemouth.

Watford- West Brom u mbyll me fitoren e vendasve 1-0 ndërsa pa gola përfundoj takimi mes Southampton dhe Stoke City.

EMISIONET