Gazetari Trashgim Sokolaj publikoi në"360 Gradë" statistikat e 5 viteve të fundit për kapjen e kokainës. Ai tha se janë kapur 780 kg kokaine që kishin destinacion vendin tonë.

Sokolaj: Në 5 vitet e fundit janë 780 kg kokainë që janë kapur që kanë qenë të destinuar për në Shqipëri.

Zheji: Me gjithë 613 apo pa 613?

Sokolaj: Pa 613. Nga këto 3 prej këtyre ngarkesave janë kapur nga 2013-2015 në Ekuador dhe një është kapur në qershor 2014 në Tivar 205 kg kokainë.

/Ora News.tv/