Sokolaj: Zonja Marku vjen nga brenda Prokurorisë, ka një frymë të re

Sokolaj: Zonja Marku vjen nga brenda Prokurorisë, ka një frymë

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "Arena" në Ora News, rendit disa elementë specifikë të kryeprokurores së re Arta Marku, që sipas tij, i sjellin asaj avantazhe krahasuar me paraardhësit.

Sokolaj: Fryma e re duket që nga agjenda ditore që ndjek kryeprokurorja dhe pastaj edhe nga varësia e strukturave. Nuk më rezulton që edhe prokurorët e përgjithshëm të mëparshëm të kenë qenë emrat më të mirë të sistemit. Nuk kanë pasur një kurbë të tillë të padiskutueshme. Nuk kemi fare pse ta paragjykojmë zonjën Marku.

Fana: Në Prokurori nuk ka qenë asnjëri. Që nga Maks Haxhia i pari që nuk ka pasur punuar asnjë ditë në prokurori.

Sokolaj: Këtë desha të thosha. Elementi i parë i zonjës Marku është se vjen nga brenda sistemit jo vetëm me problematikat që dëgjon nga kolegët e saj.

Njerëzit që ka ofruar në stafin e prokurorisë së Përgjithshme më rezultojnë që vijnë nga brenda Prokurorisë dhe kjo është pozitive. Ata njohin problematikat. Një tjetër problem është raporti i zonjës Marku me Policinë.  


EMISIONET