Redaktori i Ora News, Trashgim Sokolaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, bëri me dije se çfarë ndodhi gjatë grabitjes së dosjeve në Prokurorinë e Durrësit.

Sokolaj: Nga hetimet që janë bërë deri më tani, dyshohet se autorët kanë pasur informatorë nga brenda Prokurorisë për dy arsye.

Zheji: Kush mund të jenë dosjet "pikante"?

Sokolaj: Dosja më e rëndësishme për mendimin tim që ka Prokuroria e Durrësit dhe është akoma pa vendim, është dosja e ekstradimit në Itali të shtetasit Nazer Seiti. Prokuroria e Durrësit ka në procedim penal çështjen e ekstradimit të tij.

Sokolaj: Janë marrë materiale të dosjeve të Ishmit. Janë gjetur edhe materiale të grisura. Janë gjetur materiale që janë dëmtuar. Përveç serverit është dëmtuar edhe kutia e aksesit të kartave të punonjësve të Prokurorisë. Kjo pajisje është dëmtuar bashkë me serverin e kamerave të sigurisë. Dera e jashtme e prokurorisë nuk është dëmtuar.

Zheji: Është hapur me kartë?

Sokolaj: Dyshohet. Janë dosje që kanë të bëjnë me portin e Durrësit, bashkinë e qytetit dhe doganën e Durrësi, për trafik të paligjshëm, kontrabandë dhe shpërdorim detyre.


/Ora News.tv/