'Sofra Tiranase', festa mblodhi dashamirës të kulturës

Sofra Tiranase mblodhi për të 20-tin vit rradhazi në festë banorët e kryeqytetit. Një traditë që ka bërë bashkë dashamirës të kulturës, artit dhe personalitet të politikës e botës së medias. Në Pallatin e Koncerteve edhe këtë vit eventi u prit me entuziazëm dhe atmosferë plot energji.

Arben Tafaj: “Është ‘Oda e madhe’ e qytetarëve të Tiranës, që vijnë dhe shprehin këtu shpirtin e vlerat e tyre të larta. Unë jam i bindur që nga të ftuarit kryesorë, tek stafi organizator dhe çdo  spektator në këtë sallë e ka tashmë teseren e kësaj qytetarie. Kjo ishte një iniciativë e pushtetit vendor të asaj kohe por gjeti përkrahjen morale dhe financiare të burrave të nderuar të këtij qyteti si Zyber Hallulli, Ismail Ndroqi, Hasan Vogli, Masar Këllçi.”

Shoqata e Tiranës  vlerësoi me çmime dhe tituj ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar në kulturën e qytetit.

Aldrin Daliti: “E kam ndër që ti jap këtë titull nga Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana, i cili nderon me titullin ‘Mirënjohja tiranase’, z. Zyber Mehmet Hallulli me këtë motivacion, babait të jetimëve me rastin e 100 vjetorit të strehës vorfnore të ngritur në Tiranë në 28 nëntor 1917.”

Zanafilla e këtij spekatali ka lindur në mesin e viteve ’90 në sheshin ‘Nënë Tereza’.

EMISIONET