Sociologët: Ndalja e aborteve për të frenuar tkurrjen e popullsisë

Sociologët: Ndalja e aborteve për të frenuar tkurrjen e

Më pak aborte do të ishte zgjidhja që popullsia shqiptare të shkonte drejt rritjes e jo drejt tkurrjes, sic parashikon projeksioni i INSTAT për vitin 2061, ku bën me dije se popullsia totale në Shqipëri do të jetë rreth 2 milionë banorë.

Zyhdi Dervishi: Është mirë që shoqëria të zhvillohet në atë mënyrë saqë nënat të mos kenë nevojë të abortojnë. 

Sociologu Zyhdi Dervishi thotë se një tjetër zgjidhje do të jetë edhe  mbështetja financiare për nënat pas lindjes.

Zyhdi Dervishi: Nënat të mbështeten financiarisht, psikologjikisht. Do të ishte mirë që nënat deri 3 vjet pas lindjes të paguheshin me pagë të plotë nga fondet publike.

Instituti i Statistikave në projeksionin më të fundit nxori në pah se  popullsia e vendit është përfshirë në një tranzicion të frikshëm. Sipas këtij projeksioni në vitet në vijim popullsia do të pakësohet, do të plaket dhe do të ketë numër të rritur të gjinisë femërore.

EMISIONET