Socialistët votojnë të vetëm ligjin për Teatrin pa Ramën dhe Majkon

Socialistët votojnë të vetëm ligjin për Teatrin pa

Mazhoranca në Kuvend miratoi sot e vetme, me 75 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Po kështu shumica miratoi me shumicë të thjeshtë edhe ndryshimet që vetë i bëri këtij ligji në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Rama ishte në Kuvend vetëm për një fjalim të shkurtër ku tha se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet.

Ndërsa Majko nuk ishte fare në Kuvend për shkak se merrte pjesë në një aktivitet në Drenicë , ku u përuruan shtatoret e heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, 20 vjet pas rënies së tyre në luftë.

Perplasja Rama - Basha ne distance

Në parlament, pa kundërshtarët përballë, kryeministri tha se me rastin e Teatrit opozita tregon dyfytyrësinë e saj, pasi kur qeverisnin vendin, kanë tentuar të privatizojnë godinën e Teatrit të Metropolit.

Rama: Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës, kryetar i Bashkisë. I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon: Floriani, Teatri i Estradës për llogari të deputetit Astrit Veliaj.

Këtij fakti, lideri demokrat iu përgjigj në Facebook duke thënë se pavarësisht asaj që thotë kryeministri, Teatri i Metropolit vijon të mbetet aty ku ka qenë.

Basha: Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, Kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar palate.

Protesta

Përpara nisjes së seancës, një grup protestuesish u mblodhën përpara godinës së kuvendit për të kundështuar ligjin e amenduar i cili parashikon prishjen e godinës ekzistuese të teatrit.

Ligji

Ligji parashikon një garë të hapur për këdo ka interes për të ndërtuar në këtë zonë me kushtin që të ndërtojë edhe Teatrin e ri Kombëtar. Ligji i miratuar më ndryshime i ka lënë 30 ditë kohë kopmpanive të tjera për të hyrë në garë.



EMISIONET