"S'mund ta them lamtumirën", Yll Limani prek zemrat e të lënduarve me baladën e re

Yll Limani ka publikuar baladën e re të dashurisë, të titulluar “Harrom”. Kënga flet për një histori ku mashkulli i thotë ish-të dashurës ta harrojë dhe të ndjekë ëndrrat e saj pasi e ka lënduar shumë.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë këngëtari, por nuk dihet nëse ka të bëjë me ndonjë lidhje sentimentale që ka patur në të kaluarën.

Ylli ka arritur suksesin më të madh muzikor nëpërmjet baladave të dashurisë. Pritet që “Harrom” të renditet shumë shpejt në toplistat muzikore.

EMISIONET