Smartfonët premium, një treg i limituar por i pashmangshëm

Smartfonët premium, një treg i limituar por i pashmangshëm

Tregu i smarftonëve premium, është një treg i bllokuar, por për t’u pozicionuar si një markë inovatore, të rrisësh shitjen e produkteve apo të rrisësh marzhin e fitimit, liderët e smartfonëve vazhdojnë të nxjerrin modele gjithnjë e më të shtrenjta, sipas një analize të zhvilluar nga e përditshmja franceze, “Les Echos”.

Përse nxirren në treg smartfonë premium, që shiten rreth 1 000 euro, ndërkohë që shitjet e telefonave celularë janë në rënie dhe se vetë “Apple” ka pranuar se ka vështirës me modelin e tij “iPhone X”, versioni i tij premium?

Për shkak të rezultateve zhgënjyese të regjistruara nga ky smartfon që kushton 1 159 euro, i nxjerrë në nëntor, ka detyruar “Apple” të njoftojë furnitorët se do të reduktojmë me 50% prodhimin e këtij modeli në tremujorin e parë të vitit 2018.

Megjithatë, kjo nuk e ka dekurajuar “Samsung”-un të përpiqet nga ana e tij të futet në garën e modeleve ultra-premium, me smartfonët e tij më të rinj “Galaxy” S9 dhe S9+, që do të prezantohen të dielën në Barcelonë.

Smartfonët “1 000 eruosh” janë shndërruar në një terren gjahu shumë të kërkuar nga tre gjigantët e këtij sektori, “Apple”, “Samsung” dhe “Huawei”. Në vitin 2016, ky i fundit zhvlloi edhe një bashkëpunim me “Porche” për të propozuar një version të limituar të modelit të tij “Mate 9”, që shitej 1 395 euro! Për prodhuesin kinez, që kishte deficit në famë, ky model i shërbente kryesisht ritjes së imazhit. Ai duhej të paraqiste “Huawei”-n si një markë të teknologjisë së fundit dhe të rezatojë një imazh më pozitiv për produktet e tjera të markës më të arritshme nga shoqëria.

“Apple” po përballet me një tjetër problem, marka amerikane ka qenë gjithnjë e përqëndruar në modelet premium. Ndërsa “Samsung”-u duke nxjerrë modelet S9 dhe S9+ kërkon të qëndrojë mbi të gjitha në të njëjtën linjë me “Apple” dhe të mos humbasë as edhe një fije në luftën e imazhit që ka me rivalin e tij kalifornian.

Por tre liderët botërorë përqëndorhen në modele shumë të shtrenjtë edhe sepse janë teknologjikisht në gjendje t’i prodhojnë dhe mund të nxjerrin gjithashtu marzhe fitimi më të mëdha.

Nga ana tjetër, prodhuesit e rinj kinezë (OPPO, Vivo, Xiaomi) kanë hyrë fuqishëm në tregun e smartfonëve të lirë dhe mesatarë, për pasojë Samsung-u dhe Huawei nuk kanë asnjë interes të qëndrojnë shumë në këtë sektor që po ngushtohet. /ATA/

EMISIONET