Skuadra kineze nuk ndalet, pas Hamsik do yllin tjetër të Napolit

Skuadra kineze nuk ndalet, pas Hamsik do yllin tjetër të Napolit

Dalian Yifang troket sërish te Napoli për Marek Hamsik.

Pasi dështoi për tu bashkuar me skuadrën kineze pak ditë më parë, kapiteni i napoletanëve është në prag të transferimit në Superligën kineze. Por, sipas mediave italiane bashkë me Hamsik, Dalian dëshiron edhe një tjetër yll të Napolit, Dries Mertens.

Gazeta torineze "Tuttosport" pretendon se është bërë një ofertë me pagë prej 15 milionë euro në sezon për belgun, ndërsa për kartonin e tij janë të gatshëm të shpenzojnë plot 45 milionë euro. Nëse dyshja e Napolit do të zgjidhje Dalian si skuadrën e ardhshme, ata do të bashkohen me ish-dyshen e Atletico Madrid, Yannick Carrasco e Nico Gaitan.



EMISIONET