Rreth 15 kg Cannabis Sattiva është sekuestruar në Berat dhe u vu në pranga Ertil Halilaj, 30 vjeç, banues në fshatin Therepel, Skrapar, të cilit iu gjet droga. 

Aksioni u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë. 

Ky aksion bëhet në vijim të punës për kontrrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 

Droga u sekuestrua sipas informacioneve të marra në rrugë operative.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat dhe i arrestuari akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.


/Ora News.tv/