Skifteri Bes Kallaku u bën 'gjëmën' turisteve në Milano

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku po shijon pushimet e tij në Itali me bashkëshorten Xhensila, por duket se nuk i ka harruar ‘veset’ e Skifterit.

Në një postim të Instagram, ai tregoi një ngjarje që i ka ndodhur në Duomo di Milano ku disa turiste i japin aparatin për ti bërë fotografi.

Nuk janë të paktë njerëzit që njohin personazhin e Skifterit që ka luajtur Besi në Portokalli, por duket se këto turiste ishin vetëm në kërkim të një kujtimi.

“Nooooooo. Sa ka bërtit e shkreta, kujtoi se i ika… (Kur turistet të japin aparatin ti bosh i foto, port u ka bo ves e ikmja me vrap)”, shkruajti ai në videon e publikuar.

Ndërkohë duket Xhensila, e cila nuk e mbante dot të qeshurën nga batuta e Besit.

EMISIONET