"Skifterat" bastisin shtëpinë e yllit të PSG-së

"Skifterat" bastisin shtëpinë e yllit të PSG-së

Shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në një pre të preferuar për hajdutët.

Rasti i fundit është ai i ish-mbrojtësit të Milanit, Thiago Silva, i cili pas fitores me Nantes e ka gjetur shtëpinë e tij të "thyer". Sipas asaj që raporton francezja "L 'Equipe", nga shtëpia e brazilianit janë vjedhur rreth 1 milion euro, gjithashtu edhe një ore me vlerë 600 mijë euro.

Silva nuk është futbollisti i parë që bie pre e grabitësve, ku pak ditë më parë, sulmuesi i Napolit, Arkadiuz Milik dorëzoi në duart e grabitësve orën e tij Rolex.


EMISIONET