“Skenë krimi”/ Vendi i konstituimit të Këshillit Bashkiak rrethohet nga të rinjtë e PD

“Skenë krimi”/ Vendi i konstituimit të Këshillit

Disa të rinj e të reja të Shkodrës shprehën kundërshtimin për uzurpimin e paligjshëm të Bashkisë së Shkodrës nga PS nëpërmjet një xhesti simbolik. 

Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit. Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga oersona pa legjitimitet dhe që përfaqëosojnë pakicën e pakicës në Shkodër. 

Të rinjtë janë shorehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët. Ky skenar, i vënë në skenë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pa bërë të vlefshëm mandatin e tij, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

 “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”- përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.

EMISIONET