Pas mohimit të vizës për Daniel Godellin nga ambasada amerikane, problemet me vizat kanë kapur edhe skuadrën e Skënderbeut.

Korçarët luajnë nesër ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League në transfertën e Young Boys dhe janë të detyruar për të udhëtuar drejt Zvicrës.

Edhe pse “ujqërit e dëborës” i kanë dhënë lamtumirë turneut, transferta zviceriane ka kthyer dhimbjet e kokës tek trajneri i korçarëve Ilir Daja që përveçse duhet të udhëtojë drejt Zvicrës pa Ali Soue, Bruno Dita dhe Martin Nespor të dëmtuar, listës së mungesave i shtohet dhe emri i Xhejms Ademir,  me nigerianin që i është refuzuar viza nga ambasada zviceriane.

/Ora News.tv/