Skënderbeu e ka humbur dhe takimin e dytë miqësor në tokën turke. Korçarët janë mundur me rezultatin e ngushtë 3 me 2 nga kampionët e Besiktas.

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Pektemek, ndërsa Ali Soëe barazoi, pas një goli të dhuruar nga "Fair Play" i skuadrës turke. Pektemek kaloi përsëri në avantazh turqit, ndërsa Negredo "vulosi" fitoren e Besiktas.

Skënderbeu arriti të gjej përsëri rrugën e rrjetës, por goli i Sabjen Lilaj në minutën e 89-të nga pika e bardhë e 11 metërshit shërbeu vetëm për statistikë.

/Ora News.tv/