Skënderbeu vazhdon të kërkojë lojtarë për të plotësuar grupin sa më mirë për sezonin e ri që ka filluar tashmë.

Dhe duket se ka filluar një seri prezantimesh të blerjeve më të reja ku më e “freskëta” është ajo e Arbnor Mujas i cili është zyrtarizuar si lojtari më i ri i korçarëve.

20 vjeçari ka firmosur në ditën e fundit të merkatos por iu bashkua dje ekipit korçar për shkak të angazhimit me kombëtaren U21 të Kosovës.

Sezonin e kaluar ai luante me Braunschweig ll ku në 17 takime ka shënuar 7 gola.

/Ora News.tv/