Skënderbeu nuk di të ndalet në Kategorinë Superiore.

Korçarët kanë mundur me rezultat minimal 1 me 0 Flamurtarin. Një takim i luftuar që nda sekondat e para, por që munguan rastet e pastra për të shënuar. Shkëndijet e parë e dha Danilo Alvesh, por Shehi priti në pozicion.

Fraksioni i dytë nisi me të dy skuadrat që tentuan golin e avantazhit. Në minutën e 51 vendasit protestuan tek kryesori për një 11 metërsh, por nuk ishte i të njëjtit mendim Andi Koçi që la lojën të vazhdonte normalisht.

Gjashtë minuta nga fundi ishte Gjergji Muzaka që realizoi golin e avantazhit, pasi ky i fundit përfitoi pas një rrëmuje në zonën e kuqezijve.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu shkëputet dhe më tepër nga ndjekësit, duke shkuar në +11 nga Flamurtari.



/Ora News.tv/