Në një kohë kaq të shkurtër deri në përfundim të merkatos, Skënderbeu po kërkon dëshpërimisht të kompletojë ekipin. Me afrimin e Ilir Dajës ata kanë kthyer fokusin nga Tirana ku synojnë transferimin e lojtarëve me eksperiencë.

Korçarët synojnë të godasin dyshen Asjon Daja dhe Dorian Kërçiku në formë huazimi ndërsa pagesat do të shlyhen nga të dy ekipet. Të dy lojtarët nuk do të kenë shumë hapësira në sezonin e ri tek Tirana duke marrë parasysh edhe faktin se kryeqytetasit kanë afruar shuë lojtarë të rinj këtë verë.

Eksperienca e dyshes do të jetë shumë e vlefshme për klubin korçarë dhe do të jenë përforcim në pozicionet ku luajnë. Transferimi i tyre do të ishte shumë i vlefshëm për të dyja skuadrat pasi do të ulin shpenzimet e tyre. Megjithëse bisedimet janë në rrugë të mbarë ende mungon finalizimi i negociatave.

Por për Skënderbeun nuk ka përfunduar ende merkato pasi përveç Kërçikut dhe Dajës ata janë duke kërkuar më shumë futbollistë në formë huazimi por nuk bëjnë ende të ditur emra konkretë.





/Ora News.tv/