Skënderbeu është vendosur në një stuhi akuzush ku akuzohet për trukim ndeshjesh dhe nëse këto akuza janë të vërtetë skuadra korçare rrëzikon një përjashtim prej 10 vitesh nga kompeticionet europiane. Ditën e sotme, bardhekuqtë kanë dal me një qëndrim zyrtar në lidhje me çështjen e procedimit disiplinor në UEFA duke mohuar raportimet mediatike se klubi korçar është në përpjekje për të reduktuar një dënim të mundshëm, çka do të ishte praktikisht një pranim i fajësisë në lidhje me akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Skënderbeut:

Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.

KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, Presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një ‘marrëveshje’ ose garanci për një dënim 3-vjeçar.

KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij proçesi për pafajësinë absolute të klubit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu




/Ora News.tv/