Skënderbeu godet në merkato, firmos një mesfushor

Skënderbeu godet në merkato, firmos një mesfushor

Elmir Asani është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.

Asani u bashkua ditën e djeshme me ekipin, ku është prezantuar me grupin dhe stafin teknik.

Mesfushori u aktivizua në miqësoren ndaj Bylis ku zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive si dhe shënoi golin e parë të sfidës. Pas testit miqësor, Asani së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh 23-vjeçarin për 3 vitet e ardhshme me klubin tonë.

Asani luan në krahun e djathtë të mesfushës ndërkohë që në karrierën e tij ka luajtur për Vojvodina, FK Zemun dhe Vozdovac në Superligën Serbe ku është aktivizuar në 62 ndeshje në total .

EMISIONET