Skënderbeu e nis keq, humbet 3-0 testin e parë në Antalya

Skënderbeu e nis keq, humbet 3-0 testin e parë në Antalya

Skënderbeu e ka nisur me humbje fazën përgatitore në Antalya.

Korçarët humbën testin e parë ndaj skuadrës turke të Bursaspor-it 3 me 0.

Trajneri Daja e nisi takimin me titullarët e zakonshëm në kampionat me vetëm dy ndryshime. Teqja e nisi titullar në portë ndërsa Osmani mori pozicionin e Radas në qendër të mbrojtjes.

Një pjesa e parë loje thuajse e barabarte me ujqërit që kishin raste konkrete para portës kundërshtare me anë të Lilaj, Gavazaj dhe Vangjeli por pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Fraksioni i dytë i lojës nis keq për të besuarit e trajnerit Ilir Daja që pësojnë gol pas vetëm 3 minutash lojë. Bursaspor gjen golin e parë me Yusuf ndërsa në minutat e fundit skuadra turke gjeti dhe 2 herë të tjera rrjetën me Bakiš në të 89’ dhe më pas me 11 metërsh i kthyer në gol nga Kembo në minutën e 3-të shtesë.

EMISIONET