Samoa ka ndaluar filmin biografik mbi jetën e Elton John, Rocketman, për shkak të skenave homoseksuale.

Sipas ligjeve të Samoas, sodomia ose marrëdhënia seksuale anormale është e paligjshme dhe e dënueshme deri në shtatë vjet burg.

Mbikëqyrësi kryesor i vendit tha për mediat lokale se filmi bie ndesh me besimet kulturore dhe të krishtera në Samoa.

Kjo vjen pasi Sir Elton kritikoi një vendim të distributorit rus për të shkurtuar skenat seksuale nga filmi.

Filmi tregon historinë e rrugës së muzikantit drejt famës dhe përfshin një skenë seksuale mes meshkujsh. Gjithashtu përfshin imazhet e këngëtarit, bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre.

Apollo Cinema shkroi në faqen e saj në Facebook: "Për fat të keq për shkak të censurimit ne duhet të anulojmë 'Rocketman'."


/Ora News.tv/