“Skena lesbike seksi”, producenti i Hollywood i përgjigjet akuzave të aktores

Manjati i filmit Harvey Weinstein më në fund ka thyer heshtjen e tij duke mohuar akuzat se ka ngacumar seksualisht aktoren Salma Hayek dhe se e ka detyruar atë që të bëjë skena lesbike seksi në filmin ‘Frida’

“Weinstein nuk kujton që ti ketë bërë presion Salmas për të bërë një skenë seksuale me një tjetër femër dhe ai nuk ka qenë aty gjatë xhirimeve të filmit,”-tha përfaqësuesi i tij në një deklaratë të enjten në Deadline. “Megjithatë kjo ishte pjesë e filmit, pasi Frida Kahlo ishte bioseksuale dhe skena më e rëndësishme seksuale në film u realizua nga zonja Hayek me Geoffrey Rush.”

Deklarata pohon, në kundërshtim me pohimin e Hayak, se përkrahu rolin e saj në projektin pasionant ‘Frida’, duke mposhtur investitorë të tjerë që preferuan që këtë rol ta luante Jennifer Loez.

Kjo deklaratë është kundërshtimi i parë i producentit më të madh në Hollywood pas akuzave të shumta kundër tij që nga tetori, ku përmes një zëdhënësi mohoi prtendimet e bëra nga aktorja.

Të mërkurën Hayek pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht nga Weinstein për një dekadë. Në një raport të publikuar nga The New York Times, Hayek pretendoi se Weinstein e kishte ngacmuar atë për vite duke i bërë presion të që laheshin së bashku në dush, që ai ta shikonte ndërsa aktorja lahej, të kryente seks oral, të gjitha këto Hayek thotë se e refuzoi në mënyrë të vendosur.

Në deklaratën e re nga përfaqësuesi i Weinstein nuk u përgjigjet drejtpërdrejtë këtyre akuzave duke thënë vetëm: “Të gjitha akuzat seksuale të portretizuara nga Salma nuk janë të sakta dhe të tjerët që kanë qenë dëshimtarë në ngjarje kanë version tjetër për të thënë.”

Dhe akuza e saj më e madhe ndaj manjatit të filmit ishte se, Weinstein e kërcënoi se nëse nuk do të bënte një skenë seksulale tërësisht e zhevshur, projekti i saj i ëndrrave ‘Frida’ nuk do të publikohej.

Në deklaratë Weinstein i mohoi këtë akuza duke kujtuar se Salma ka bërë skenën tërësisht me vullnet të lirë.

Per me shume lexoni ne:  Salma Hayek pohon se Harvey Weinstein kërcënoi ta vriste


EMISIONET