Detaje të reja rreth operacionit që dërgoi në pranga dy agjentë futbollistësh si pjesë e korrupsionit me shifrat gjatë transferimit të lojtarëve nga një klub në tjetër.

Njëri  prej të arrestuarve është Christophe Henrotay, i cili ka rënë në prangat e policisë gjatë kontrollit në Monako. Agjenti i portierit të Realit të Madridit, Thibaut Courtois është një  nga shtatë personat e akuzuar për këtë vepër penale, pasi hetimet arritën në një pikë përfundimtare.

Gjithashtu, Henrotay është agjent edhe i futbollistit të kampionatit kinez, Yannick Ferreira Carrasco.

"Ngjarjet prekin kryesisht pastrimin e parave dhe operacionet private të korrupsionit në transferimet e futbollistëve,"-tha prokurori federal belg në një deklaratë për shtyp.

Dy nga personat e arrestuar janë një agjent lojtar me qendër në Monako dhe ndihmësi i tij që punoi në Liege, Belgjikë.

Henrotay dihet se ka lidhje të forta me futbollin belg dhe më parë ka përfaqësuar edhe talentin e Leicester City, Youri Tielemans.

/Ora News.tv/