Skandali me Unazën e Madhe, Shehaj pyet Gjiknurin: Jeni institucione shtetërore apo kioska rruge?

Skandali me Unazën e Madhe, Shehaj pyet Gjiknurin: Jeni institucione

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Ministrit Gjiknuri lidhur me skandalin e kompanisë amerikane e cila rezultoi të kishte falsifikuar dokumentat e garës për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milion.

Deputeti Agron Shehaj në një postim në postim në fb, shkruan: "Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit falso 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?! Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njejtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!"

Më tej Shehaj pyet: Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge?

Deputeti demokrat thekson se Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro.

"Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj" përfundon Shehaj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, konfirmoi sot se kompania fituese në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet dhe kontrata me të është zgjidhur.

Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jashtë territorit të Shqipërisë.

“Nga përgjigjet e ardhura dje, një pjesë e paraqitur nga DH nuk është e saktë, por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimi, ARRSH ka zgjidhur kontratën”, tha Gjiknuri.

Ministri tha se materialet e ardhura nga SHBA do ti referohen prokurorisë që ka hapur një hetim për falsifikim të dokumenteve zyrtarë nga kompania “DH Albania”.

Gjiknuri tha gjithashtu se të njëjtën praktikë ka ndjekur dhe OST ku kjo kompani nëpërmjet një procedure të hapur ka tenderuar në një tender.



EMISIONET