Skandali i fondeve ruse për Legën, të akuzuarit tërhiqen nga ekzaminimi i audio-përgjimeve

Skandali i fondeve ruse për Legën, të akuzuarit tërhiqen nga

Dy nga tre italianët e përfshirë në skandalin e audiopërgjimit se fonde ruse kanë financuar partinë Lidhja të Matteo Salvinit heqin dorë nga ekzaminimi i dokumenteve të dosjes hetimore në Gjykatën italiane të Rishqyrtimit.

Vendimi është bërë me dije për RTV Ora nga avokati shqiptar Ersi Bozheku, i cili përfaqëson dy italianët.

Sipas tij, ai si përfaqësues ligjor dhe klientët e tij janë të bindur se kaseta e audio-përgjigjimit nuk përbën përgjegjësi për 2 të akuzuarit.

"Duke parë elementet e vëna në dispozicion nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Milanos, zbuluam se kaseta tani e famshme "Metropol" u transferua ekskluzivisht në procesverbal. Ne besojmë se përmbajtja e saj nuk përbën një hipotezë të përgjegjësisë. Prandaj, ne heqim dorë nga rishikimi i vërtetë në lidhje me konfiskimin e provave, duke pritur për hetime të mëtejshme nga Prokurori Publik ne rezervojmë kërkesa në lidhje me meritat dhe përjashtimet procedurale."

Gjykata Italiane e Rishqyrtimit kishte parashikuar që në shtator të  ekzaminonte dokumentet e dosjes hetimore.

Italianët Gianluca Meranda me profesionin avokat e Francesco Vanucci, ekspert financiar, kanë qenë të pranishëm në takimin e zhvilluar në hotel Metropol të Moskës më 18 tetor 2018 së bashku me kryetarin e shoqatës Lombardi-Rusi, Giovanni Savonini, ish zëdhënës i Partisë Lidhja.

Regjistrimi audio i datës 18 tetor 2018 i publikuar në portalin amerikan Buzzfeed, zbardh një bisedë të zhvilluar në hotel Metropol të Moskës, mes legistit Gianluca Savoini, kryetar i shoqatës Lombardia-Rusia e disa rusëve, ku bisedohet për strategji anti europiane e afera biznesi në sektorin e natës si dhe në arritjen e një marreveshje me financim rreth 65 milionë dollarë për Lidhjen.

EMISIONET