Skandali i Facebook-ut përfshin dhe Italinë

Skandali i Facebook-ut përfshin dhe Italinë

Shoqëria Cambrige Analytica e cila ndodhet në qëndër të skandalit për dhunimin e të dhënave personale të studentëve të facebook, ka bashkëpunuar dhe në Itali.

E ka konfirmuar këtë fakt në një intervistë për të përditshmen italiane "La Repubblica"  Christopher Ëylie, ish-ekspert i kësaj shoqërie dhe informatori nga i cili nisi dhe investigimi gazetaresk.

"Jam i sigurt se vendi i vetëm në Europë me të cilin Cambrige Analytica ka bashkëpnuar është Italia", është shprehur Christopher Ëylie. Nuk kujtoj për cilën parti, thotë ai pasi une merresha me Amerikën e nuk kam qenë i përfshirë drejtpërdrejtë me vendit tuaj".

Ndërsa mbi ekzistencën e një shtetasi italian që punonte për këtë shoqëri, Christopher Wylie, e ka pohuar këtë fakt duke informuar se një shtetas italian ishte lidhja e vetme e Cambrige Analytica me Italinë por që nuk punonte drejtpërdrejte për të.

Sipas tij Cambrige Analytica nuk mjaftohej vetëm me mbledhjen ilegalisht të të dhënave të rreth 50 milionë utnetëve por krijonte fake news, korruptonte politikanë dhe vinte në rrezik figura të kandidatëve në lidhjet e tyre  me prostituta.

Investigimet e bërë nga media amerikane kanë zbardhur se si Cambrige Analytica ka influencuar në rreth 100 fushata elektorale në 5 kontinente të ndryshem përgjatë 25 viteve të fundit.  

Sipas tyre më vitin 2012 Cambrige Analytica ka realizuar një projekt për një parti italiane që po rilindte pas një suksesi të arritur më vitet '80.

Cambrige Analytica ka ndihmuar në realizmin e një strategjie veprimi për të bashkuar liderët e së shkuarës me liderët aktual të kësaj partie për një  riorganizim të suksesshëm të srukturës së saj.

Sipas investigimeve mediatike projekti i realizuar nga Cambrige Analytica solli rezultate pozitive për këtë parti emri i së cilës nuk është bërë ende publik.


EMISIONET