Instagram duket se po përfshihet në të njëjtin skandal si Facebook. Thuhet se fjalëkalimet e miliona përdoruesve janë ekspozuar në serverët e tyre.

Në një postim, Facebook njoftoi se fjalëkalimet ishin në një tekst të thjeshtë dhe ishte i lexueshëm nga më shumë se 20 mijë punonjës të kompanisë.

Facebook zbuloi këtë problem sigurie në një përditësim të një postimi të 21 marsit ku dolën fjalëkalimet e më shumë se 600 milionë përdoruesver të Facebook, Facebook Lite dhe Instagram të kombinuara të ruajtura në tekst të thjeshtë.

"Pas publikimit të këtij posti, ne kemi zbuluar se janë publikuar shkrime shtesë të fjalëkalimeve të Instagram që ruhen në një format të lexueshëm," shkroi Pedro Canahuati, zëvendëspresident i inxhinierisë, sigurisë dhe privatësisë së Facebook.

/Ora News.tv/