Skandali i dopingut, presidenti Elez Gjozaj jep dorëheqjen

Skandali i dopingut, presidenti Elez Gjozaj jep dorëheqjen

Elez Gjozaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Shkak për këtë vendim u bë skandali që përfshiu Romela Begajn, pas botërorit që u zhvilluar në Anhaim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Begaj rezultoi pozitive në analizat e antidopingut kunddrejt substancën "Stanazolol" një muaj pasi fitoi titullin kampione në shkëputje dhe përfundoi e dyta në dygarësh.

Rasti në fjalë ishte i 13 në 12 vitet e fundit për peshëngritjen shqipëtare dhe kjo ka "detyruar" tashëm ish-presidentin Elez Gjoza të largohej nga detyra të cilën e mbante që prej vitit 2012.

Gudar Beqiraj do të jetë president i komanduar dhe ka për detyrë të organizoj kampionatin europian të peshëngritjes për të rritur që do të zhvillohet pikërisht në Shqipëri në muajin Mars.

Menjëherë pas përfundimit të këtij evenimenti do të zhvillohen zgjedhjet për të përcaktuar presidentin e ri të FSHP-së.



EMISIONET