Skandal te kombëtarja, Llazani: E paprecedent, duhet të paguajmë për të luajtur në shtëpi

Skandal te kombëtarja, Llazani: E paprecedent, duhet të paguajmë

Kombëtarja shqiptare e basketbollit duhet të paguaj një tarifë për të luajtur në Shqipëri. Salla e lojërave me dorë "Feti Borova" është shtëpija e ekipeve kombëtare, por tani federatat duhet ta marrin me qera për të luajtur dhe zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare.

Është e pakonceptueshme, por ky është realiteti për fatin e keq. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani në intervistë dhënë për "RTV Ora" i bëri apel kryeministrit, Edi Rama t’i jap zgjidhje kësaj çështje.

"Turp i madh për të gjithë ne që ekipi kombëtar shqiptarë duhet të paguajë për të luajtur në Shqipëri. Kjo është një gjë e pa konceptueshme, por besoj se do të marrë zgjidhjen e duhur. Besoj se do të ketë zgjidhje të tjera. Besoj se kryeministri do ta shikojë me precedencë këtë gjë. Të luaj kombëtarja shqiptare e basketbollit me qira në pallatin e sportit që kryeministri ka thënë se është "shtëpia" e ekipeve kombëtare  është non sensi i patolerueshëm."-deklaroi Llazani.  

Federata shqiptare e basketbollit po organizon për herë të parë kampionatin europian U-16 në Tiranë dhe vështirësi janë të mëdha. Komisioneria e FIBA, Radmilla Terner vlerëson punën e organizatorëve, ndërsa ngriti si shqetësim mungesën e dhomave të zhveshjeve.

"Të jem e sinqertë i vetmi problem që unë shoh dhe kemi kaluar vështirësi nuk ka të bëj me Federatën apo me njerëzit që punojnë, por me pajisjet. Do të doja ta adresoja si problem sepse vendi mund të ketë organizime kompeticione më të rëndësishme dhe më të mëdha se ky."-përfundoi Terner.  

EMISIONET