Skandal/ Dënime "komike", Luftëtari në kaos

Skandal/ Dënime "komike", Luftëtari në kaos

E pabesueshme ajo që ndodh te Luftëtari, por gjithçka është e vërtetë.

Rrjedhja e ngjarjeve në Gjirokastër është unikale në llojin e saj. Është thuajse fyese, denigruese, injoruese dhe e pandershme. Të punosh shumë dhe në fund të trajtohesh si mbeturinë, kjo ndodh vetëm te Luftëtari i 3 viteve të fundit. Presidenti Tavo i flak trajnerët si bishta cigaresh. Kështu bëri me Milinkovic, kështu bëri edhe me Hasan Likën. Kështu bëri edhe me "viktimën" e radhës, Julian Ahmataj. Mosmirënjohja gjithmonë është prezente.

Elbasanasi tregoi profesionalizëm, sukses dhe ide, dhe e mori Luftëtarin nga një situatë kaotike dhe e bëri skuadrën me pikë dhe futboll. "Shpërblimi" është dy javë pezullim, për gjërat pozitive që ka arritur me klubin. Por e njëjta situatë është edhe për kapitenin Aleksi dhe futbollistin e huaj, Jackson. Të dy lojtarët nuk kanë preferuar të rinovojnë dhe klubi ka nisur ofensivën. Te gjirokastra ka shumë probleme financiare, shumë pagesa që nuk janë bërë.

Situata është kaotike. Madje sipas burimeve të Rtv Ora, edhe qiratë e shtëpive të futbollistëve nuk janë paguar. Ekipi është në një investigim të gjatë nga UEFA, për ndeshje të dyshuara në Europa League. Gjithashtu ka trajner të papaguar, si Milinkovic, Lika, Mezani dhe i fundit Ahmataj. Ka futbollistë që presin të çojnë para në familjet e tyre, por ironikisht ka edhe dënime. Siç është ky i fundit, që është tërësisht dënim komedian.

EMISIONET